LAJMI I FUNDIT:

Ku mbeti marrëveshja Maqedoni-Shqipëri në fushën e arsimit?

Ku mbeti marrëveshja Maqedoni-Shqipëri në fushën e arsimit?

Edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze, transmeton Telegrafi

Nga MASH nuk japin informacione se a do të bëhet një gjë e tillë si dhe a do të ketë unifikim të Abetares, gjithashtu edhe në ueb faqen e MASH-it nuk ka asnjë të dhënë për pikat që përmban kjo Marrëveshje.


Heshtje edhe në ambasadën shqiptare në Shkup.

Kurse nga ana tjetër gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do t vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë këtij viti. /Telegrafi/