Dy ish-futbollistë të Barcelonës,  Bernd Schuster dhe Carles Rexach, kanë mendime të ndryshime sa i përket kthimit të Neymar në Spanjë.

Neymar ka qenë një ëndërr për Barcelonën që kur u largua nga Camp Nou për në Paris Saint-Germain.

Gjermani Bernd Schuster mendon që Neymar duhet të kthehet sa më shpejt te Barcelona.

“Skuadra ka qenë e varfër që kur Neymar dhe [Andres] Iniesta u larguan”

“Ata humbën një lojtar që mund të driblojë dhe të shkojë një me një. [Ousmane] Dembele dhe [Antoine] Griezmann nuk i kanë dhënë Barcelonës atë që u nevojitet akoma”.

“Unë mendoj se pjesa që do t’i afrojë ata drejt fitores në Ligën e Kampionëve është Neymar – madje as [Philippe] Coutinho nuk mund këtë”, ka thënë i tha Bernd Schuster për Cope.

Carles Rexach në anën tjetër thotë se gjasat janë të pakëta që braziliani të kthehet në Barcelonë.

“Duke analizuar situatën aktuale, unë nuk mendoj se është e mundur që ai të kthehet”.

“Nuk është e realizueshme. Unë mendoj se ai e ka kuptuar rëndësinë e Barcelonës, tani ai është më pak i vërejtur te PSG”, ka deklaruar Rexach. /Telegrafi/