LAJMI I FUNDIT:

Kthim në identitet i kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme

Kthim në identitet i kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme

Pas shumë vitesh lënie në harresë, Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme, po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese.

Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se ecuria e punimeve në këtë monument po ndiqet jo vetëm nga specialistët e IMK-së, por edhe nga profesorët Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo që ofruan konsulencën dhe këshillat e tyre rreth ndërhyrjes në këtë objekt.


Kjo është një nga kishat më të vjetra në vend, e dëmtuar nga harresa shumëvjeçare. /ATA/