KSHZ: Janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara.
"Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për pagesën e 107.201.924,00 denarëve për kompensimet e këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale zgjedhore, në komunat që kanë xhirollogari të bllokuara, nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura të vitit 2026.
Mjetet janë dedikuar për administratën zgjedhore në komunat: Haraçinë, Dellçevë, Strugë, Pehçevë, Tetovë, Krivogashtan, Vasilevë, Zhelinë, Gostivar, Vrapçisht dhe Zërnovc.
Mjetet do të transferohen që sot në llogari të veçanta dedikuese për aktivitete zgjedhore", thonë nga KSHZ. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago




















































