LAJMI I FUNDIT:
Fun

Me ‘Flyboard’ pushimet në Ksamil bëhen edhe më të bukura (Video)

Me ‘Flyboard’ pushimet në Ksamil bëhen edhe më të bukura (Video)
-->

Ditën e sotme mjaft pushues në plazhin e Pemës së Thatë në Ksamil janë kënaqur teksa kanë parë një djalë të ri ku “fluturonte” sipër ujit.

Në fakt nuk bëhet fjalë për magji, por për një pajisje që quhet Flyboard.

Kjo pajisje bën të mundur nëpërmjet një sistemi të veçantë që të ngrejë në ajër një njeri deri në disa metra.

Njeriu sigurisht duhet të dijë mjaft mirë të mbajë ekuilibrin.

Ky është një version i pajisjes që mund të përdoret vetëm në ujë pasi ekzistojnë edhe versione të tjera.

Pajisja telekomandohet nëpërmjet një pulti që mbahet në dorën e drejtuesit.