LAJMI I FUNDIT:

Kryhet rotacioni i policëve sllovak në kufirin Maqedoni-Greqi

Kryhet rotacioni i policëve sllovak në kufirin Maqedoni-Greqi

Ambasada e Republikës së Sllovakisë bën të ditur se më 18 prill, në Maqedoni ka ardhur grupi i dytë prej 25 policëve të cilët do të patrullojnë bashkë me kolegët e tyre të Maqedonisë në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rotacioni i policëve bëhet mbi bazë të Memorandumit të mirëkuptimit në mes të MPB-ve të të dy vendeve, me qëllim parandalimin e kalimit ilegal të kufirit nga ana e refugjatëve.


Mandati i policisë sllovake është 30 ditë, pra ata do të qëndrojnë këtu deri më 18 maj të këtij viti, me mundësi të vazhdimit të misionit./Telegrafi/