LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Votimi i sotëm në Parlamentin Evropian, është njëri nga gjashtë hapat drejt vendimit final

Kryeziu: Votimi i sotëm në Parlamentin Evropian, është njëri nga gjashtë hapat drejt vendimit final

Parlamenti Evropian ka votuar sot pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, përmes një postim në Twitter, tha se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.


Taulant Kryeziu nga Instituti Epik në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky është vetëm një zinxhir në aspektin procedural.

“Ne kemi qenë në trialog, i cili ka përfunduar me një marrëveshje të përkohshme. Tani ajo marrëveshje të formalizohet duhet votim të ri në Parlament Evropian, mbështetje nga ambasadorët dhe kulmon me vendimmarrje nga ana e Këshillit. Ky është vetëm një zinxhir i vendimmarrjes në aspektin procedural”,ka thënë Kryeziu.

Sipas tij Kosova i ka edhe 6 hapa të tjerë deri tek vendimi i Këshillit.

“Instituti Epik e ka thënë qe 6 muaj që Kosova është vetëm duke hyrë në axhendë. Por tani janë edhe 6 hapa dhe ky është vetëm njëri nga hapat, ndërsa hapi i fundit është vendimi i Këshillit. Pra është kryer vetëm një hap i radhës drejt vendimit final. Parlamenti gjithmonë ka qenë pozitiv dhe kjo nuk është ndonjë risi, problemi është në Këshill”, është shprehur ai./Telegrafi/