LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Antikorrupsionit-Maqedoni: Prindër, mos kërkoni ”lidhje” për notat e fëmijëve?

Kryetarja e Antikorrupsionit-Maqedoni: Prindër, mos kërkoni ”lidhje” për notat e fëmijëve?

Prindërit nuk duhet të kërkojnë “lidhje” për notat, por nxënësit duhet vet t`i meritojnë. Thirrja vjen nga Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, gjatë fushatës “Bëhuni heronj të ndershmërisë” që kohë më parë nisi ta zbatojë Antikorrupsioni.

Në tri shkolla fillore të Shkupit, më shumë se gjysma e nxënësve, kanë thënë se janë dëshmitarë të notave pa meritë, falë intervenimeve të prindërve.


“Në anketat e deritashme fëmijët ishin shumë të sinqertë dhe më shumë se gjysma prej tyre, rreth 60 – 70% kanë thënë se janë dëshmitarë të notave pa meritë, kurse shkaku është se prindërit kanë kërkuar lidhje”, tha Biljana Ivanovska.

Thirrja u drejtohet edhe prindërve dhe mësimdhënësve.

“Fëmijët janë një kategori, por këtu janë edhe prindërit në shtëpi dhe mësimdhënësit nëpër shkolla. Prindërit janë ata që duhet të edukojnë, mësuesit të arsimojnë dhe nuk duhet të përzihen gjërat. Fëmijët s`duhet të kenë perceptim se duhet të mbështeten tek prindërit, vet duhet të mësojnë, të luftojnë, e jo me ndihmën e prindërve t`i marrin notat”, tha Ivanovska.

Komisioni Antikorrupsion fushatën “Bëhuni heronj të ndershmërisë” e nisi më 16 Maj në tri shkolla fillore të Shkupit.

Për zbatimin më të thjeshtë të fushatës, janë angazhuar edhe aktorë që në mënyrën më të thjeshtë nxënësve ua kanë sqaruar problemet me korrupsionin në shoqërinë tonë, se si të njihet korrupsioni dhe si të ndiqen shembujt pozitiv.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori