LAJMI I FUNDIT:

Kryetarit të FFK-së, Agim Ademit i aprovohet ankesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Kryetarit të FFK-së, Agim Ademit i aprovohet ankesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar kërkesën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur një dënim me burg efektiv prej nëntë muajsh për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.


Fillimi i vuajtjes së dënimit ishte pikërisht me datë 18 qershor të këtij viti, por Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e Ademit për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Gjykata e Apelit ka vendosur që të dënuarit t’i lejohet shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg me kohëzgjatje prej tre muajsh.

Agim Ademi nuk lajmërohet për vuajtjen e dënimit, lënda shkon në Gjykatën e Apelit
Lexo po ashtu Agim Ademi nuk lajmërohet për vuajtjen e dënimit, lënda shkon në Gjykatën e Apelit

Komunikata e lëshuar nga Gjykata e Apelit

Të dënuarit A.A. i aprovohet ankesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Prishtinë, 19.06.2020 – Gjykata e Apelit,  e ka aprovuar si të bazuar ankesën e të dënuarit A.A.  kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ED.nr.267/2020, të datës 15.06.2020.  Aktvendimi në fjalë është ndryshuar, të dënuarit i është lejuar shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajsh.

  1. A. më aktgjykim të formës së prerë, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 267 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 12.09.2012 deri më datë 02.11.2012.

Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe të gjithë dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga i dënuari, gjeti se ai është pranuar në ekzaminim në një Klinikë Emergjente, për shkak të gjendjes  jo të mirë shëndetësore, si dhe atij i është rekomanduar të pushojë, e pastaj të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në institucionin në të cilin paraprakisht është trajtuar dhe ka historinë personale për sëmundjen.

Më këtë Gjykata konsideron se i dënuari ka nevojë për kujdes të shtuar shëndetësor, duke e plotësuar kështu kushtin për shtyrje të ekzekutimit të dënimit konform nenit 20 par.1 pika 1.1 të LESP-së, i cili nen përcakton se “ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me lutje të personit të dënuar, deri në shërimin e sëmundjes, nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute”. Kjo edhe për faktin se siç është e ditur, Kosova tash e sa kohë po përballët me pandeminë Covid 19,  pandemi kjo e cila sipas eksperteve shëndetësor, në masë të madhe atakon ata që kanë sëmundje tjera përcjellëse. Prandaj Gjykata e Apelit, konsideron së dërgimi i tij, në vuajtje të dënimit, në këto kushte dhe rrethana, do të paraqiste rrezik për shëndetin e të dënuarit, si pasoj e pamundësisë për trajtimit adekuat shëndetësor dhe rrezikut për infektim nga personat e tjerë, më çka do të cenoheshin ndjeshëm të drejtat e tij, të proklamuara më ligj.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori