LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyrat komunale për komunitete në fshatin Çabër.

Reklama

Ai në “Debat Plus” ka thënë se i ka dëgjuar rekomandimet e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Po ashtu, ai theksoi se dëshiron të jetë në harmoni edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Sot ka qenë diçka pak më e qetë se dje. Unë kam dalë në zyrën komunale për komunitete në fshatin Cabër. Marrim informacione përreth komunës, gjatë ditës kemi punuar në ato zyre. Ne do t’i dëgjojmë edhe rekomandimet e ambasadorit amerikan. I kemi disa obligime tona, unë i kam kompetencat kushtetuese, por dëshiroj të jemi në harmoni me Qeverinë dhe ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste
Lexo po ashtu Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Zeqiri theksoi ambasadorit amerikan i ka thënë se e drejta është te ata e jo te protestuesit në veri të vendit.

“Ne kemi të drejtë kam thënë dhe se çfarë do të bëjë është se të gjitha objektet që janë të qytetarëve dhe shtetit i takojnë Kosovës, nuk i takojnë bandave, as atyre shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Serbisë, por i takojnë Kosovës. Kushdo që thotë ndryshe, për mua është diçka e papranueshme sepse institucionet, objektet janë të Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

Ai tha se këto ditë nuk është dëgjuar me kryeministrin Albin Kurti, kurse me ministrin Elbert Krasniqi ka komunikuar dje pasdite.

Në trend Lajme

Më shumë
Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Lajme
Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së

Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së

Drejtësi
Gërvalla takohet me sekretarin Blinken: Llidhja e fortë midis Kosovës dhe SHBA-së u duk në bisedën e shkurtër, por substanciale

Gërvalla takohet me sekretarin Blinken: Llidhja e fortë midis Kosovës dhe SHBA-së u duk në bisedën e shkurtër, por substanciale

Lajme
Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Lajme
Dosja e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Dosja e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Drejtësi
Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Lajme
Kalo në kategori