LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi: Vit i sportit dhe sportistëve

Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi: Vit i sportit dhe sportistëve
photo by: @Shpend Ahmeti

Një vit i suksesshëm i sportit dhe sportistëve, ku nuk munguan medaljet botërore, evropiane, mesdhetare e ballkanike, por edhe sfidues për federatat sportive, të cilat hasën dhe po hasin në vështirësi të mëdha për t’u licencuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Në intervistën ekskluzive për Telegrafin, i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, flet për vitin 2022, sukseset dhe sfidat, aktivitetet e KOK-ut dhe objektivat për vitin e ardhshëm


Cili ishte viti 2022 për sportin tonë?

Një tjetër vit i suksesshëm, ku nuk na munguan medaljet në garat të medha, si Kampionate Botërore, Evropiane, Lojërat Mesdhetare, Kampionate Ballkanike etj. Një vit ku federata të ndryshme kanë organizuar ngjarje ndërkombëtare, si Kupa e Botës në hendboll për Universitete,  futbolli, basketbolli, hendbolli e volejbolli, po ashtu organizuan gara te ndryshme ndërkombëtare, por edhe sportet individuale të cilat organizuan turne dhe gara te ndryshme.

E përmendet që medaljet nuk munguan, por cilat ishin sukseset më të mëdha?

Padyshim medaljet botërore dhe evropiane janë më të rëndësishmet. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi fitoi medalje të bronztë të botës dhe Evropës, pastja xhudistja tjetër, Laura Fazliu, pati vitin më të mirë të saj, u bë nënkampione e Evropës, por edhe e dyta në Mastersin e mbajtur në dhjetor. Boksierja Donjeta Sadiku pati një vit për mbamendje. Fitoi të bronztën në Kampionat Botëror dhe po ashtu në Evropian. Sukses i madh ishte edhe për karatenë, ku Elhami Shabani, fitoi medaljen e bronztë në Evropian. Duhet veçuar edhe Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Oran të Algjerisë, ku morëm pjesë me 39 sportistë. Fituam 6 medalje, tri të arta tri të bronzta, pesë nga xhudo dhe një nga boksi. Vlen të veçohet mikritja e algjerianëve, e cila ishte  shumë e mirë, sidomos në ceremoninë hapëse, ku brohoritnin Kosova Kosova, edhe pse nuk na njohin si shtet. Sukses ishte edhe përfaqësimi me tre referë.

Këtë herë nuk kishte Olimpiadë të verës, por nuk mungoi ajo e dimrit, që u mbajt në Pekin të Kinës…

Po, dhe mund ta quajmë të suksesshme. Morëm pjesë për herë të parë me dy sportistë të skihimit alpin. Krahas Albin Tahirit ishte edhe 17-vjeçarja Kiana Kryeziu, e cila u bë vajza e parë që përfaqëson vendin në një Olimpiadë të dimrit. Albini arriti rezultatin më të mirë në histori të Lojërave Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti në disipinën e kombinimit alpin.

Edhe këtë vit dominon xhudo,çka duhet të bëjnë sportet tjera për të arritur nivelin e xhudos?

Xhudo tashmë është shndërruar në fuqi botërore dhe nga çdo garë ku marrin pjesë fitojnë medalje. Është befasi nëse nuk fitojne medalje nga një garë dhe kjo vjen falë trajnerit të suksesshëm, Driton Kuka. Edhe sportet tjera janë duke përmiresuar rezultatet, e kemi dëshmi të mirë boksin, pastaj karatenë, atletikën me Muhamet Ramadanin etj.

E përmendët boksin dhe Donjeta Sadikun. A po e kthen gradualisht boksi krenarinë që kishim dikur me Aziz Salihun, Mehmet Bogujevcin, Xhevdet Pecin dhe të tjerë?

Boksi është në rrugë të mirë dhe këtë e dëshmon viti që lamë pas. Donjeta Sadiku është shndërruar në një boksiere të nivelit të lartë, ku në bagazhin e saj tashmë qëndron medalja e botës dhe e Evropës, që i mungonin boksit. Donjetës tani i mungon vetëm medalja olimpike, që shpresoj shumë të ndodh në Paris 2024. Por, nuk është vetëm ajo. Shpejtim Bajoku fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare dhe po të mos ishin animet e gjyqtarëve ai mund ta fitonte edhe të artën. Isha i pranishëm në meçet e tij dhe ky djalë, por edhe vëllai i tij Bashkimi janë e ardhmja e boksit.

Kanë mbetur edhe një vit e gjysmë deri në Paris 2024. Si po ecin përgatitjet?

Prej fillimit të janarit 2022 jemi duke mbështetur 22 bursistë, kandidat potencial për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024. Të gjithë këta marrin bursa mujore, si motiv për përgatitje sa më të mira dhe për të fituar normën olimpike. Nga viti 2023 për herë të parë bursa do të ndajmë edhe për trajnerët, për të cilët do të jetë motiv shtesë. Do të mbështeten të gjithë ata që kanë medalje olimpike, botërore, evropiane dhe mesdhetare. Deri në Paris 2024 presim sa më shumë norma, dhe sigurisht se të fitosh normën, do të thotë se në Lojërat Olimpike je edhe potencial për të fituar medaljen. Synimet tona janë të rrisim numrin e sportistëve pjesëmarrës, por natyrisht edhe numrin e medaljeve.

Si ishte për KOK-un ky vit në aspektin e aktiviteteve?

Vit sfidues dhe shumë i suksesshëm, ku kemi organizuar aktivitete të shumta të promovimit të vlerave olimpike, të cilat kanë për qëllim edhe masivizimin e sportit tonë. Krahas organizimit të aktiviteteve, si KOK kemi mbështetur sportistët e rinj, ku për herë të parë kemi ndarë 25 bursa mujore për shpresa olimpike 2022, numër ky që do të rritet edhe më tutje nga viti 2023. Po ashtu, kemi dërguar në përgatitje sportistët para çdo pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duke ua hequr shpenzimet. Lajm i mirë ishte edhe ardhja e komplet Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Prishtinë, të cilët për herë të parë i besuan një vendi jo mikpritës të Lojërave Mesdhetare, në këtë raste ne, që ta organizojmë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Pastaj përmes Akademisë Olimpike kemi organizuar edicionin e tretë të ASMC, kurse për trajnerë, kurse për administratorë të sportit, ndërsa veçohen edhe projektet e fituara përmes programeve Erasmus Plus etj. Sa i përket sponsorëve, familjes së madhe olimpike i janë shtuar Banka më e mirë në vend, BKT Kosova, si dhe Burger King.

U përmend këtu edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë. Si mund të ndodh kjo, kur dihet që kemi mangësi të mëdha në infrastrukturë?

Kemi marrë mbështetje nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, por edhe presidentja Vjosa Osmani, por natyrisht që Kosova është e vështirë të jetë e vetme në një organizim të tillë. Ideja është që bashkë me Shqipërinë ose edhe shtetet tjera fqinje të fitojmë një organizim të një edicioni të Lojërave Mesdhetare, gjë që kemi gjetur përkrahje nga drejtuesit më të lart të këtij Komiteti.

Aktuale në vitin edhe 2022 por edhe në vitin e ardhshëm është lincencimi i federatave. Si po e shihni këtë proces?

Është sfidë e madhe për federatat. Fatmirësisht një pjesë e tyre tashmë kanë marrë licencat, një pjesë e tyre janë në proces dhe po besoj që në fillim të 2023-tës do të mbarojë. Qëllimi i Ministrisë është që të gjitha federatat të licencohen, por natyrisht duke iu përshtatur kritereve të vëna në udhëzim, gjë që për shumë federata ka qenë dhe është proces i mundimshëm, por që besoj se do të tejkalohet me sukses.

Objektivat e vitit 2023…

Na pret një vit me shumë aktivitete. Në janar na vijnë në vizitë Komiteti Olimpik i Francës, me të cilët do të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi, por edhe me Komitetet fqinje. Na presin garat ndërkombëtare, ku veçohen Lojërat Evropiane që mbahen në Poloni, e ku presim medalje. E kemi kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve, por edhe shumë aktivitete tjera vendore, trajnime të ndryshme, mbështetje për sportistët, trajnerët dhe federatat etj.

Një risi e këtij viti do të jenë zyret e reja të KOK-ut, ku falë mbështetjes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por edhe MKRS, do të dalim në zyre të reja. Adresa do të jetë e njëjtë, Shtëpia e Sportit, por do të ndryshojë vetëm kati i kësaj shtëpie dhe hapësira më e madhe e punës.

Mesazhi juaj për sportistët?

Iu uroj shëndet dhe mbarësi, me besimin se edhe këtë vit do ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Falënderoj federatat dhe gjithë partnerët tanë për mbështetjen dhe ju uroj suksese edhe në vazhdimësi. Faleminderit edhe mediave për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori