LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Ivanov u takua me gjeneralin polak, Mjeçisllav Gocul

Kryetari Ivanov u takua me gjeneralin polak, Mjeçisllav Gocul

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti kryeshefin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë gjeneralin Mjeçisllav Gocul. Në takim, ashtu siç informojnë nga kabineti i presidentit, është biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes të dy vendeve, me ç’rast është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i shkëlqyer dhe mbajtja e dialogut në nivel të lartë në fushat nga interesi i përbashkët, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

TV21 raporton se Ivanov veçanërisht ka theksuar përkrahjen aktive të deritanishme që Maqedonia e merr nga ana e Polonisë, e cila veçanërisht është shprehur në politikën e “dyerve të hapura të NATO-s”, me ç’rast shprehu pritje për vërtetimin e saj edhe në Samitin e ardhshëm të Aleancës që do të mbahet në Poloni muajin e ardhshëm.


Konstatimi i përbashkët i presidentit Ivanov dhe gjeneralit Gocul është se ekziston potencial për përforcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes. Në atë kontekst të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje për intensifikimin e bashkëpunimit mes armatave të të dy vendeve si bazë për angazhimin e përbashkët në periudhën në vijim, theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Republikës së Polonisë gjenerali Mjeçisllav Gocul, gjithashtu, sot kishte takim me kryeshefin e SHM-së së ARM-së, gjeneral nënkolonelin Metodija Veliçkovski.

Ashtu siç informojnë nga ARM, në takimin dhe bisedat zyrtare para delegacionit përveç prezantimit të misionit të ARM-së, pjesëmarrja e misioneve paqësore të udhëhequr nga KB-ja, NATO-ja dhe BE-ja, aktivitetet të cilat ARM-ja i zbaton në ballafaqim me krizën migruese, është biseduar edhe për situatën aktuale të sigurisë në rajon, si dhe për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit ushtarak të ndërsjellë në shumë fusha të mbrojtjes, veçanërisht në kryerjen e trajnimit të përbashkët, pjesëmarrjen e trajnimeve dhe misioneve të njësive speciale të të dy armatave.

Në bisedimet gjenerali Veliçkovski mes tjerash veçanërisht e ka theksuar vlerën e këtij takimi para se gjithash nga aspekti i takimit të parë të mbajtur në nivel mes kryeshefave të shtatmadhorive të të dy armatave, e cila realizohet drejtpërdrejtë para mbajtjes së samitit të NATO-s në Varshavë dhe drejtpërdrejtë pas “Anakonda 2016” ku ARM-ja ka marrë pjesëm e shifër respektabile prej 157 anëtarëve të saj, citohet në kumtesën e ARM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori