LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Hanit të Elezit tregon detajet e fundit nga operacioni i kërkimit të policëve të zhdukur

Kryetari i Hanit të Elezit tregon detajet e fundit nga operacioni i kërkimit të policëve të zhdukur

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka qëndruar gjatë gjithë ditës në terren për të parë nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me kërkimet që po vazhdojnë akoma për trupat e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna.

Suma ka thënë se komuna që ai udhëheqë ka ofruar gjithë çfarë ka pasur mundësi në këtë operacion kërkimi.


“Që nga dita e parë, edhe qytetarët e Hanit të Elezit janë angazhuar në kërkim-shpëtim në lum, operacion që ka vazhduar gjatë tërë ditës dje por edhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit”, tha Suma në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Rinia e Hanit të Elezit dhe zyrtarë komunalë janë angazhuar në këtë operacion në mbështetje të FSK-së dhe Policisë, që nga mëngjesi deri më tani kanë zhvilluar këtë operacion të kërkim-shpëtimit por deri tani nuk ka diçka konkrete”, tha ai.

Suma ka treguar se si qytetarët janë bërë pjesë e këtij operacioni për kërkimin e dy trupave të policëve të zhdukur pas aksidentit që ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës.

“Kur kemi këso raste, zakonisht rinia organizohet vetë. Por, ne kemi bërë edhe ftesë publike përmes ueb-faqes zyrtare për banorët e Hanit të Elezit por edhe për banorët e fshatrave shqiptare që janë në territorin e Maqedonisë”.

“Në operacionin në territorin e Maqedonisë, pos Forcave Speciale të Policisë së Maqedonisë i  janë bashkuar edhe rinia shqiptare e asaj pjese”.

I pari i Hanit të Elezit ka thënë se “gjithë zyrtarët komunalë që kanë pasë mundësi, sidomos të gjeneratë së re, kanë qenë në terren për të dhënë kontributin e vet në këtë drejtim”.

Suma ka treguar poashtu se ka qenë edhe në zonën e Maqedonisë ku është zhvilluar operacioni kërkim-shpëtimit pasi dyshohet se rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat e policëve në atë zona.

Më herët, gjatë ditës, në terren është parë edhe kryeprokurori i komunës së Ferizajt.

Por Suma ka thënë se nuk ka diçka konkrete lidhur me hetimet lidhur me këtë rast.

“Edhe Prokuroria edhe Policia po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar formën se si ka rënë automjeti aty”, tha kryetari i Hanit të Elezit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori