LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dërgon mesazh urimi për Gazetarët Sportivë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dërgon mesazh urimi për Gazetarët Sportivë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Gazetarët Sportivë për ditën ndërkombëtare të tyre.

Data e 2 korrikut përkon me ditën ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dhe në këtë ditë nuk kanë munguar urimet për ta.

I tillë është edhe urimi nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Mesazh urimi i kryetarit Agim Ademi për Gazetarët Sportivë

Të dashur drejtues të SHGSK-së!

Të dashur gazetarë sportivë të Kosovës!

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, të KE-së së FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju përcjell urimet më të sinqerta, duke përfshirë këtu edhe doajenët e gazetarisë sportive që tashmë e gëzojnë pensionimin.

Në muajt e ardhshëm na presin ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht se ashtu sikurse ne dhe tifozët Dardanë, edhe ju i prisni me padurim sfidat e reja të Kombëtares së Kosovës, që tashmë është shndërruar në emblemë krenarie për shtetit tonë.

FFK gjithmonë ka qenë e hapur dhe e afërt për gazetarët sportivë. Të njëjtën rrugë do ta ndjekë edhe në të ardhmen, duke i ndihmuar ata që të jenë afër Kombëtares së Kosovës kudo që ajo paraqitet.

Gazetarët sportivë dhe mediet ku ata i pasqyrojnë të arriturat por edhe brengat e futbollit, janë një segment tejet i rëndësishëm për informimin e opinionit dhe vlerë e rëndësishme e kësaj shoqërie.

Misioni i gazetarëve sportivë është i shenjtë, pasi lartëson të arriturat e sportistëve dhe u jep atyre motiv shtesë për punë dhe suksese të reja. Në të njëjtën kohë edhe ngritja e shqetësimeve dhe e kritikave me vend na ndihmon që sporti të ecë në rrugën e duhur të zhvillimit.

Andaj, në këtë ditë të veçantë, edhe një herë ju përgëzoj të gjithë juve gazetarë të nderuar sportivë, duke ju inkurajuar që të jeni sa më pozitivë dhe profesional në ngjarjet sportive, e të vazhdojmë me idenë dhe praktikat ‘Sporti i pari, pastaj të tjerat’.

Uroj të vazhdoni të palodhur punën tuaj në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë, me shpresën që edhe këtë sfidë do ta kalojmë pa pasoja dhe duke e përkrahur njëri-tjetrin.

Shëndet e suksese për Ju dhe familjet e Juaja,

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori