LAJMI I FUNDIT:

Kryeson eksporti i ushqimit në Maqedoninë e Veriut

Kryeson eksporti i ushqimit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia vitin e kaluar ka eksportuar ushqim në vlerë prej 319 milionë euro. Një pjesë të madhe në këtë eksport e realizojnë fabrikat e ëmbëlsirave me 60 milionë euro, kantinat e verës me 50 milionë euro, eksportit të mishit të qengjit prej afër 10 milionë euro, eksportit të qumështit dhe përpunimeve të qumështit prej 10 milionë euro e kështu me radhë. Në listën e 100 eksportuesve më të mëdhenj në nivel shteti, 15 kompani janë të ushqimit, prej të cilave gjashtë janë nga industria e ëmbëlsirave, shkruan gazeta Koha.

Nga kompanitë eksportuese, me afër 20 milionë euro dallohet kompania “Makprogres” nga Vinica që është zhvilluar nga një biznes familjar i themeluar në vitin 1990, në një biznes serioz që eksporton në 55 shtete. Kjo kompani vitet e fundit shënon zgjerimin e llojeve të prodhimeve, si dhe po depërton edhe në tregjet afrikane dhe aziatike. Eksport të madh me 14 milionë euro shënon edhe kompania “Vitaminka” nga Prilepi e cila është themeluar në vitin 1956, ndërsa si kapacitet ka përpunimin e specit të kuq e që shënon ngritjen e saj në treg në vitin 1974 me vendosjen e prodhimit kryesor Stobi Flips. Më vonë, zgjeron gamën e prodhimeve duke eksportuar gjysmën e prodhimtarisë në mbi 55 shtete. “Svislion” është një kompani nga Serbia e privatizuar në vitet 90-të e cila bleu tek ne edhe kompaninë “Agroplod” nga Resnja e që dallohet me eksport prej 9.5 milionë euro nga fabrikat e saj në Maqedoninë e veriut.


“Vitalia” si prodhues i ushqimit të shëndoshë është themeluar në vitin 1993 dhe shquhet me eksport prej 7.7 milionë euro. Ndër kompanitë që dallohen me eksport janë edhe “Evropa”, fabrika e vjetër e çokollatave që daton nga viti 1882. Kjo është edhe prodhuese e llokumit dhe ëmbëlsirave të tjera dhe pati eksport në vitin 2018 prej 7 milionë euro. Fabrika e prodhimeve konditore që prodhon edhe kroasane “Multiprom”, është e themeluar në vitin 1991 dhe ka eksport prej 6.2 milionë euro. Qumështorja e Manastirit me një traditë të prodhimit që para viteve 90-të si dhe Fabrika e akullores “Cermat” e themeluar në vitin 1995, nga i njëjti qytet, dallojnë me eksport prej nga 6 milionë euro.

“Al-Maks” nga Strumica është prodhues i vajit “Biser” dhe është i formuar në vitin 1997, ndërsa “Bim Fud” nga Prilepi është investim i përbashkët vendor dhe Italian në prodhimtarinë e kërpudhave dhe pemë perimeve. Të dyja kanë eksport prej nga 5 milionë euro. “Maks” nga Strumica e themeluar në vitin 1990 si biznes familjar, është prodhues i mëlmesave të ndryshme, patatinave, keksave etj me eksport prej 4 milionë euro. Prodhuesi i mishit dhe përpunimeve të mishit nga viti 1979 – “Pekabesko”, nga Shkupi, si dhe prodhuesi i ajvarit dhe përpunimeve të tjera të perimeve “Diem” nga Gjevgjelia kanë nga 4 milionë euro eksport. Në listë renditen edhe kompania e re “Mamas Fud” nga Strumica që eksporton brendin e njohur të ajvarit me të njëjtin emër, si dhe fabrika për përpunimin e pemë-perimeve “Dim Komerc”, e themeluar në vitin 1992, nga Valandova dhe me eksport prej nga 3.8 milionë euro.

Në listën e eksportuesve më të mëdhenj renditen edhe kompanitë për eksport të pemë-perimeve “Safir Promet” nga Strumica dhe “Baxho” nga Bogdanci me nga katër milionë euro eksport, si dhe kompania “Serta” për tregti me mish me eksport prej 4.5 milionë euro. Në ndërkohë, sipas ekspertëve bujqësorë, shkalla akoma e ulët e përpunimit apo prodhimtaria e vogël e prodhimeve finale me teknologji të lartë paraqet një nga problemet kryesore të konkurrencës së ulët eksportuese të kompleksit agro-industrial të Maqedonisë, përkundër potencialit të madh bujqësor dhe blegtoral që posedon bujqësia vendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori