LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze sërish në qendër të kritikave pas publikimit të videos së re

Kryeministrja finlandeze sërish në qendër të kritikave pas publikimit të videos së re

Në publik është shfaqur një video e re ku kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është duke u argëtuar duke kërcyer provokuese me influencën 33-vjeçare, Sabina Sarka.

Videoja është xhiruar në një pistë kërcimi të mbushur me njerëz në një klub nate ku Marin tashmë është filmuar duke kërcyer me këngëtarin e famshëm finlandez 38-vjeçar Olavi Uusivirt.


Presioni mediatik bëri që Olavi të mohonte se të dy ishin në një lidhje romantike, shkruan dailymail.

Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme
Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme

Kryeministrja finlandeze ka veshur të njëjtat xhinse dhe bluzë të zezë pa mëngë në të dyja fotot, duke lënë të kuptohet se të dyja fotot janë realizuar në të njëjtën mbrëmje.

Sarka, një ish-miss që përfaqësoi Finlandën në konkursin Miss World 2012, është shfaqur në reality show të shumtë dhe vetëm një javë më parë njoftoi se po ndahej nga bashkëshorti i saj, Osi Kivimaki. Çifti u martua në Greqi në vitin 2019 dhe vitin e kaluar njoftuan se do të lëviznin nga Helsinki në një kasolle qindravjeçare që ata e quajtën “shtëpia e ëndrrave të tyre”.

Kujtojmë se Marin e gjeti veten në epiqendrën e një skandali mediatik kur u shfaqën pamjet nga një festë ku shihet duke kënduar dhe kërcyer me miqtë, si dhe me kolegë politikanë, influencues dhe prezantues në radio e TV.

Kryeministrja më e re në Evropë tha pas publikimit të videove se nuk shihte asgjë të kundërshtueshme në video.

“Kam kërcyer, kënduar, festuar dhe kam bërë gjëra të ligjshme. Nuk e di që kam bërë ndonjë gjë të paligjshme ndaj nuk e shoh të nevojshme që të ndërhyjë policia. Mbrëmjen e kalova me miqtë. Kam pirë pak, jo shumë”, tha Marin.

Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme
Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme

Pas kësaj, në publik u shfaqën thashetheme se Marin ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e realizimit të videos, pas së cilës ajo bëri një test droge me iniciativën e saj.

Mostrat e marra më 19 gusht nga kryeministrja finlandeze tregojnë se ajo nuk kishte drogë në sistemin e saj, njoftoi qeveria finlandeze.

Qeveria njoftoi se Marin e ka paguar vetë testin e drogës dhe se mediat do të mund të marrin më shumë detaje rreth testit nga zyra e saj. Është bërë i ditur edhe emri i mjekut që ka firmosur rezultatet e analizës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori