LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Kuvajtit uron kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kuvajtit uron kryeministrin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, për zgjedhjen kryeministër i Kosovës.

Duke e quajtur vend mik Republikën e Kosovës, në letrën e tij kryeministri Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.


“Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Tutje, në njoftim thuhet se përmes këtij urimi kryeministri Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori