LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti sqaron arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj

Kryeministri Hoti sqaron arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar disa nga arsyet se pse është marr vendim që të shkarkohet ish-drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj nga kjo pozitë.

Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se ky vendim është plotësisht në përputhje me Ligjin mbi bazën e arsyeshmërisë që e ka sjell Ministria e Financave.


“Në Administratën Tatimore të Kosovës na është dashur të marrim vendim që të lirojmë nga detyra drejtorin aktual dhe për të caktuar një ushtrues detyre deri sa të kryhen procedurat. Ky vendim është plotësisht në përputhje me Ligjin, mbi bazën e arsyeshmërisë e ka sjell Ministria e Financave, ku theksohet qartë se zotëri Murtezaj gjatë kohës në këtë pozitë ka ndërmarr një varg veprimesh që i përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Murtezaj ka bërë lirimin e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre duke shkaktuar pakënaqësi në zyrtarët e kësaj agjencie.

“Më saktësisht, ka miratuar rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK-së në kundërshtim me Ligjin përkatës, pa marr pëlqim paraprak nga ministria përkatëse dhe pa e proceduar në Zyrën e Kryeministrit. Arsyeja tjetër është se ka shpallur konkurs për vende pune, tri pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, ku ka emëruar ushtrues detyre dhe nuk ka sistemuar ish-drejtorët e tyre, të cilët i ka konsideruar si tepricë. Ka bërë lirimin e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre dhe ka shkaktuar pakënaqësi të madhe duke degraduar zyrtarët e kësaj agjencie në pagat e tyre Të gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe në mendimin juridik të Avokatit të Popullit në vendimin e datës 09 korrik 2020. Të gjitha këto veprime është dashur të merren veprime në vendosjes së ligjshmërisë në këtë institucion”, shtoi Hoti.

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore
Lexo po ashtu Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore

Të martën në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj te ushtruesi i detyrës Ekrem Hysenaj.

Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim që ta shkarkoj Murtezajn dhe ta emëroj Hysenajn në pozitën e ushtruesit të detyrës. /Telegrafi/