LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Armenisë, Pashinyan: Ndalojeni Turqinë të përfshihet në konfliktin mes azerëve dhe armenëve

Kryeministri i Armenisë, Pashinyan: Ndalojeni Turqinë të përfshihet në konfliktin mes azerëve dhe armenëve

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, thotë se veprimet e tanishme luftarake nga Azerbajxhani në Nago-Karabak, të cilat i quan një provokim, ishin planifikuar më herët.

Armenia njoftoi se Azerbajxhani ka filluar një ofensivë në drejtim të Nago-Karabakut, ndërsa Baku deklaron se ata po marrin vetëm masa reciproke kundër veprimeve të Armenisë.


“Deklaratat e fundit agresive nga udhëheqja e Azerbajxhanit, stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Turqinë, si dhe mospranimi i propozimit të OSBE-së për monitorim, tregojnë qartë se agresioni ishte planifikuar më herët dhe se është një provokim i madh kundër paqes dhe sigurisë në rajon”, shkroi ai në Twitter, raporton Telegrafi.

Një përshkallëzim i ri ndodhi këtë mëngjes në rajonin e Nago-Karabakut, për shkak të së cilës u shpall një gjendje lufte dhe mobilizimi në Republikën e Njohur si Nago-Karabak.

Sot, Nicole Pashinyan i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë se Turqia nuk do të përfshihet në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun.

Erdogan përkrah Azerbajxhanin: Armenia cenon paqen në rajon
Lexo po ashtu Erdogan përkrah Azerbajxhanin: Armenia cenon paqen në rajon

Turqia, një aleat i Azerbajxhanit, më parë kritikoi ashpër Armeninë pas konfliktit midis forcave armene dhe azerbajxhanase këtë mëngjes, duke thënë se Jerevani është një pengesë për paqen dhe se Ankaraja siguron mbështetje për Bakun.

Pashiani vlerësoi se sjellja e Turqisë mund të ketë pasoja shkatërruese për Kaukazin e Jugut dhe rajonet fqinje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori