LAJMI I FUNDIT:

Erdogan përkrah Azerbajxhanin: Armenia cenon paqen në rajon

Erdogan përkrah Azerbajxhanin: Armenia cenon paqen në rajon
Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e përshkroi Armeninë si kërcënimin më të madh për paqen në rajon për shkak të konfliktit me Azerbajxhanin në rajonin e Nago-Karabakut.

Tensionet u ndezën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të dielën për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuan rajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armene për bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile, raporton Telegrafi.


“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e dyfishta,” shkroi Erdogan në llogarinë personale në Twitter, duke shtuar se Turqia do të “vazhdojë gjithnjë e më shumë të solidarizohet me Bakun”.

Tensione midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për shkak të rajonit Nagorni-Karabaku
Lexo po ashtu Tensione midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për shkak të rajonit Nagorni-Karabaku

Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit armen të marrë kontrollin e së ardhmes së tij kundër “udhëheqjes që po i tërheq ata në katastrofë”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov folën me telefon në lidhje me përplasjet e së dielës, tha Ministria e Jashtme Turke. /Telegrafi/