LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron shkyçje për mospagesë të shërbimeve

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron shkyçje për mospagesë të shërbimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Ky aksion ka filluar më 1 shkurt 2019 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2019.


“Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar. Andaj, nëse nuk reflektojnë brenda muajit, ne jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese ligjore”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Në fund, KRU “Prishtina” fton urgjentisht secilin konsumator, që të jenë sa më të rregullt në pagesa. /Telegrafi/