LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Uji nuk rezulton të jetë bartës i COVID 19

KRU ‘Hidrodrini’: Uji nuk rezulton të jetë bartës i COVID 19

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se uji nuk del të jetë bartës i coronavirusit, sipas të gjitha vertëtimeve shkencore që janë kryer deri më tash.

“Qytetarë dhe konsumatorë të nderuar, në këtë periudhë të shpalljes së masave të para preventive ndaj coronavirusit, nga ana e Institucioneve të Qeverisë, në zbatim të të cilave është edhe KRU ‘Hidrodrini’ dhe në shërbim të informimit të saktë e të drejtë, është me rëndësi t’iu informojmë se;


Sipas të gjitha vërtetimeve shkencore të gjertanishme, rezulton se UJI nuk del të jet’ bartës i coronavirusit, i njohur me emërtimin COVID 19.

Ky informacion na është vërtetuar dhe rikonfirmuar edhe zyrtarisht në kompani, nga prof. Naser Ramadani – Drejtor i ISHPK-së.

KRU ‘Hidrodrini’ po vazhdon ta aplikojë në vazhdimësi, e edhe në kuadër forcimit të masave të sigurisë, klorifikimin e përditshëm të ujit në fabrikat tona trajtuese”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se meqë uji mbetet baza themelore e higjienës personale dhe të përgjithshme, KRU ‘Hidrodrini’ njofton se nuk aplikon asnjë reduktim dhe se ndërprerje të shkurtëra mund të pasojnë vetëm në rast të prishjeve në lokalitete të caktuara të zonave tona të mbulueshmërisë.

“Sa i përket përdorimit të ujit, si masë prevenuese, higjienike dhe shëndetësore ndaj COVID 19, KRU ‘Hidrodrini’ rekomandon popullatën që shfrytëzimin e tij ta bënë në bazë të udhëzuesit të IKSHPK-së.

-Pastrimi i duarve minimum për 20 sekonda,
-Pastrimi i gojës, hundës dhe fytyrës, – të aplikohet me ujë të ngrohtë!
Përndryshe, çdo gjë tjetër vazhdon në suaza normale.

Me këtë rast, KRU ‘Hidrodrini’ falënderon punonjësit e vet, që nga menaxherët e Njësive Operative të komunave të cilat i mbulon, për gatishmërinë, përgjigjen ndaj masave të kompanisë, të nxjerra nga dje, në shërbim të prevenimit nga pandemia e shpallur e COVID 19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/