LAJMI I FUNDIT:

Kroos: Reali nuk e do Messin, e as ai nuk vjen në Madrid

Kroos: Reali nuk e do Messin, e as ai nuk vjen në Madrid
Toni Kroos dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në një intervistë të gjatë, Toni Kroos ka folur për karrierën e tij, trajnerin Zinedine Zidane dhe superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe pse të gjitha klubet do ta dëshironin në skuadër argjentinasin, mesfushori gjerman kishte befasuar ditë më parë duke thënë se nuk priste të ndodhë diçka e tillë.


Ndërsa në intervistën më të re, të transmetuar nga TyC, ai ka sqaruar se pse nuk mund të ndodhë diçka e tillë (tashmë kur Messi është zotuar se do të mbetet në Camp Nou).

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

I pyetur nëse Reali do ta dëshironte argjentinasin, Kroos është përgjigjur duke qeshur: “Nuk besoj”.

Messi te Real Madrid? Kroos befason me deklaratën e tij
Lexo po ashtu Messi te Real Madrid? Kroos befason me deklaratën e tij

“Nuk mendoj se ai do të dëshironte të vijë. Por, ky qëndrim është i dyanshëm, meqë edhe ai nuk dëshiron të vijë te Reali (as Madrid nuk e dëshiron atë)”.

“Për këtë arsye, mendoj se diçka e këtillë nuk mund të ndodhë”, është shprehur futbollisti gjerman. /Telegrafi/


A mund ta imagjinoni Lionel Messin me fanellën e Real Madridit? Shprehuni në hapësirën për komente.