eksperti-banner

Është hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Kroacisë.

UEFA ka hapur procedura disiplinore kundër Kroacisë "për hyrje ilegale të tifozëve në fushë" në stadiumin Parc des Princes, i cili i kishte ikur sigurimit në ndeshjen me Turqinë dhe vrapoi në fushë për të festuar golin e realizuar nga mesfushori Luka Modric, transmeton Telegrafi.


Vendimi për (mos) dënimin e kroatëve do ta sjell Komisioni Disiplinor i UEFA-s më 21 qershor.

Kroacia triumfoi kundër Turqisë me rezultat minimal prej 1:0.

Vlen të ceket se edhe kundër Gjermanisë, Ukrainës, Anglisë dhe Rusisë janë hapur procedura disiplinore pas përleshjes së tifozëve të këtyre kombëtareve. /Telegrafi/

telegrafi sport app