LAJMI I FUNDIT:

Kroacia, me nivelin më të lartë të korrupsionit në BE

Kroacia, me nivelin më të lartë të korrupsionit në BE

Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian me nivelin më të lartë të korrupsionit në prokurimin publik dhe së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë, është ndër vendet më të korruptuara në BE, thotë një sondazh i porositur nga Parlamenti Evropian dhe i kryer nga instituti RAND Evropë, raportojnë mediat kroate.

Kroacia, Rumania dhe Bullgaria e udhëheqin grupin e katërmbëdhjetë vendeve të BE-së që kanë nivele mbi mesataren e korrupsionit, sipas sondazhit, dhe indeksi i rrezikut të korrupsionit në prokurimin publik në Kroaci është në krye, përpara Qipros, Lituanisë dhe Rumanisë.


Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Lituania për shkak të korrupsionit në vit humbin rreth 15 për qind të PBB-së.
Analiza e institutit jofitimprurëse RAND të Evropës, e cila është bazuar në tre skenarë dhe disa qasje metodologjike, tregoi se korrupsioni në vit i kushton BE-së në mes të 179 dhe 990 miliardë euro.

Korrupsioni ka ndikim të ndjeshëm dhe të pafavorshëm politik dhe për shkak se nxit pabarazinë, krimin e organizuar dhe sundimin e ligjit, pjesëmarrje e keqe dhe mosbesim në institucionet evropiane, sipas sondazhit.

Për këto arsye RAND Evropë propozon masa ligjore dhe rregullatore në nivel nacional, dhe një prej tyre është zgjerimi i mekanizmit mbrojtës për bashkëpunim dhe verifikim (CVM) të shumë shteteve.

Mekanizmi CVM është një masë e paraqitur nga Komisioni Evropian në prag të hyrjes së Rumanisë dhe Bullgarisë në BE për të ndihmuar reformën e gjyqësorit apo luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me futjen e këtij mekanizmi në Kroaci, sipas një skenari, vendi mund të shpëtojë potencialisht rreth 2.2 miliardë euro dhe Bashkimi Evropian rreth 70 miliardë euro, është vlerësuar në anketë, raporton Hina, përcjell Albinfo. /Telegrafi/