LAJMI I FUNDIT:

Kriza e madhe financiare, dy skuadra tërhiqen nga garat në hendboll

Kriza e madhe financiare, dy skuadra tërhiqen nga garat në hendboll

Për dallim nga edicionet e kaluara të Superligës së Kosovës në hendboll kur kjo garë ishte e përbërë nga 10 skuadra, në edicionin 2023/24, Superliga e meshkujve do të zhvillohet me vetëm 8 ekipe.

Kjo për arsye se klubi i Llapit dhe Dritës janë tërhequr nga gara duke rënë në Ligën e Parë për arsye të krizës financiare në të cilën janë duke u përballur.


Komisari i garave në Federatën e Hendbollit, Isak Osmani, ka thënë për KosovaPress, se këto dy skuadra nuk kanë arritur që ta përballojnë koston financiare të elitës së hendbollit kosovar, andaj kanë vendosur që të tërhiqen nga gara.

Sipas Osmanit, ky është një lajm shumë i keq për hendbollin kosovar, pasi nga këto dy ekipe gjithmonë kanë dalë hendbollistë cilësorë.

“Fatkeqësisht dy skuadra të cilat ishin në Superligën e meshkujve për këtë edicion, kryesisht për shkaqe të mjeteve financiare dhe shkaqe të tjera me vet dëshirë kanë hequr dorë nga Superliga e meshkujve dhe ajo skuadër e cila heq dorë nga Superliga automatikisht shkon në një rang më të ulët, në Ligën e Parë të meshkujve. Është për keqardhje, dy treva të cilat gjithmonë kanë hasur hendbollistë cilësorë, si treva e Llapit, ashtu edhe treva e Gjilanit, është për të ardhur keq që këto dy skuadra nuk kanë mundur të përballojnë koston por edhe gjërat të tjera, por me vet dëshirë kanë kaluar në një rang më të ulët”, tha Osmani.

Kur ka mbetur edhe një muaj deri te fillimi i edicionit të ri, Osmani shprehet i shqetësuar me mungesën e kushteve nëpër palestrat sportive ku zhvillohen ndeshjet. Ai thotë se problemet më të mëdha po shfaqen gjatë stinës së dimrit për shkak të mungesës së ngrohjes nëpër palestra.

Sipas tij, nëse kjo problematikë vazhdon edhe gjatë këtij edicioni, atëherë rrezikohet që ndeshjet të mos zhvillohen fare.

“Kryesisht ne po kemi probleme në kohën e ftohtë të dimrit për shkak të ngrohjes. Tek disa qytete nuk po punon ngrohtorja dhe kur janë temperatura në minus, nuk lejohet me rregullore të Federatës Evropiane dhe të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të çdo federate nuk lejohet zhvillimi i ndeshjes në një acar. Andaj, gjatë këtij kampionati unë ua kam bërë me dije edhe skuadrave, por sigurisht edhe ato do të punojnë që në kohën kur është ftohtë nuk do të lejohet që të zhvillohet ndeshja në atë palestër ku janë temperatura polare sepse po kanë probleme, edhe lojtarët, edhe personat zyrtarë, edhe të gjithë sepse në temperatura polare është problem që të zhvillohet një ndeshje”, deklaroi Osmani.

Sa i përket infrastrukturës, Osmani ka bërë të ditur se kanë nisur punimet në rinovimin e palestrës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Sportit.

“Në Pallatin e Rinisë është duke u punuar ne parket dhe ne para një muaji kemi organizuar Kampionatin Evropian për U19 në konkurrencën e femrave. Komuna (e Prishtinës), Federata dhe Ministria e Sportit në bashkëpunim kemi bërë një investim në infrastrukturë të palestrës dhe sigurisht ka qenë një organizim, një infrastrukturë përcjellëse me të gjitha elementet por sigurisht planet e Komunës së Prishtinës pas përfundimit dëshirojnë që të rregullojnë akoma më shumë Pallatin e Rinisë dhe janë duke punuar”, bëri të ditur Osmani.

Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, Osmani deklaroi se pret një kampionat cilësor duke u bazuar në përforcimet që kanë bërë skuadrat gjatë afatit kalimtar veror.

Ndryshe, edicioni i ri garues në hendboll, në të dy konkurrencat fillon më 16 shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori