LAJMI I FUNDIT:

Kritiku i artit analizon fotot e para të Borisit si kryeministër: Bosh!

Kritiku i artit analizon fotot e para të Borisit si kryeministër: Bosh!

Në fotografitë e prapaskenave, duket se kryeministri i ri britanik po përpiqet të bashkëdyzojë Winston Churchillin me Barack Obaman. Me siguri, hapi tjetër është shkolla e Putinit për imazhin e pushtetit, thotë kritiku i artit Jonathan Jones. Shkrimin e tij Telegrafi e sjell të plotë më poshtë.

Borisi, pak para takimit me Mbretëreshën

Kur me duar në xhepa u ndal në shkallët e Shtëpisë së Admiraliatit – para se ta takonte Mbretëreshën – Boris Johnson dukej krejtësisht i vetëdijshëm për peshën e historisë dhe të krenarisë djaloshare. Sidoqoftë, teksa “Veprim sot” ishte slogani i kohës së luftës së heroit të Johnsonit, Winston Churchill, fotografitë e para të prapaskenave të kryeministrit të ri – të bëra nga Andrew Parsons e të cilat janë shpërndarë nga disa gazeta – tregojnë se motoja e duhur për Johnsonin është “Gjepura sot”.


Borisi gjoja duke përgatitur fjalimin e tij të parë si kryeministër

Nëse nuk është duke bërë njoftim për hekurudhën e re, ai po shihet duke i zgurgulluar sytë në tre laptopë ose duke fol me qëllim me ca burra dhe gra. E megjithatë, si Churchilli, duhet të shihet i relaksuar kur është nën presion. Në njërën fotografi i ka vendosur për një çast këmbët mbi tavolinë dhe ne kemi pamje të mirë të thembrave të këpucëve të ndotura.

Borisi “duke punuar”

Më pëlqen sidomos ajo ku Johnsoni ia bën vetes me gisht, në një ekran të madh televiziv. Çfarë momenti mrekullisht bosh. Këto foto shiten për vërtetësinë. Një paralele e qëllimshme është menduar me reportazhin intim të fotoreporterit Pete Souza në Shtëpinë e Bardhë, në kohën e Barack Obamas. Megjithatë, fotografitë e Souzas kishin peshën e historisë, sepse Obama ishte presidenti i parë afrikano-amerikan në ShBA. Çfarë është Johnsoni? Një përfitues, arsimimi i shtrenjtë i të cilit nuk e ka mësuar ta dallojë retorikën nga realiteti.

Borisi duke e parë veten, në takim me Mbretëreshën

Me siguri, hapi tjetër është shkolla e imazhit të pushtetit të Vladimir Putinit. Kur Johnsoni futej në selinë e re në “Downing Street”, presidenti rus ishte fotografuar në një nëndetëse, teksa bëhej gati të zhytej në fund të Gjirit të Finlandës. Johnsoni nuk do të jetë në gjendje të lë për një kohë të gjatë përshtypje tek njerëzit, me fotot e tij pranë tavoline madje edhe kur bën gjeste pasiononte. Edhe atij do t’i duhet të zbresë në batiskaf, nëse do që edhe gazetat më të afërta me të të jenë interesuara për fotot e jetës së tij në punë.

“Çaste gazmore” në kabinetin e Borisit

Sidoqoftë, për momentin këto fotografi duhet të mjaftojnë – janë fotografi që na kërkojnë të ndiejmë një dridhmë krenarie meqë, më në fund, një president i Unionit të Oksfordit Oxford (klub debati – v.j.) u bë kryeministër. /Telegrafi/