LAJMI I FUNDIT:

Krim në familje në Korçë, burri vret gruan dhe më pas veten

Krim në familje në Korçë, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:30 në lagjen 17 të qytetit, ku çifti jetonte në një apartament me qira. Në debat e sipër 34-vjeçari Mikel Xhiko ka qëlluar me thikë gruan, Yllka Xhiko, 29 vjeçe, dhe më pas ka vrarë edhe veten, në sy të dy fëmijëve të vegjël.


Gruaja ka humbur menjëherë jetën, ndërkohë që burri ndërroi jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital. Ende nuk dihen motivet e krimit, por nga informacionet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për arsye xhelozie, shkruan shekulli.

“Më datë 19.06.2016 në orën 11.15 jemi njoftuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme se në lagjen nr. 17 në Korçë, në rrugën ‘Ajet Xhindoli’ në banesë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe me pas ka goditur veten, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë Korçë.