LAJMI I FUNDIT:

Kreu gjashtë intervenime pandërprerë, kirurgun e zuri gjumi duke mbajtur dorën e operuar të pacientit (Foto)

Kreu gjashtë intervenime pandërprerë, kirurgun e zuri gjumi duke mbajtur dorën e operuar të pacientit (Foto)

Luo Shanpeng nga Kina po cilësohet si hero, pasi punoi pandërprerë për 20 orë, që të shpëtonte pacientët që ishin në urgjencë.

Imazhi mbresëlënës që është bërë viral, e tregon ekspertin e ortopedisë kirurgjike, duke fjetur mbi tavolinën e sallës së operimit, duke mbajtur dorën e operuar të një pacientit, transmeton Telegrafi.


Madje, ai qëndronte në gjunjë dhe mbante dorën e ngjitur, pasi kishte kryer më herët edhe pesë operime tjera. Operimi i gjashtë ishte aq i komplikuar, sa që iu deshën tetë orë për ta përfunduar.

Kirurgu Shanpeng duke fjetur në sallën e operimit

“Më theu zemrën, ishte e papërballueshme ta shihja”, ka thënë infermierja, që e shpërndau imazhin. Raportohet se pas pesë operimeve, Shanpeng po bëhej gati të shkonte në shtëpi sepse i kishte kaluar në spital afro dy turne.

Atëherë është paraqitur ky pacient, një refugjat që lëndoi dorën aq rëndë gjatë punës në ndërtimtari, sa që në disa pjesë mishi i ishte shkëputur prej ashti.

“Nuk e prisja se do më zinte gjumi, ja që ndodhi. Më duhet t’ia mbaja dorën shtrënguar, që t’i rrjedhtë gjaku mirë”, ka thënë Shanpeng, pas interesimit të madh të mediave.

Vendimin për ta realizuar edhe operimin e gjashtë, ai e ndërmori pasi ndjehej se kishte vëmendje edhe pse ishte i lodhur, pasi në spital kishte mungesë të ekspertëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori