LAJMI I FUNDIT:

Kreu i BFI-së Maqedoni, uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kreu i BFI-së Maqedoni, uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kreu i Bashkësisë Fetare Islamë të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema, Shaqir Fetahu, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame të cilët nesër do të festojnë festën e Kurban Bajramit.

Urimi i plotë:


Sot është Festa e madhe e Kurban Bajramit, festë të cilën ne muslimanët e përjetojmë me shpirtë e zemër, sepse Kurban Bajrami na ripërkujton shumë ngjarje të historisë islame, e një ndër ta është edhe përfundimi i Shpalljes së Kur’anit Famëlartë, me të cilin njëherë e përgjithmonë u vendosën themelet e individit, familjes dhe shoqërisë së shëndoshë. Kësaj radhe gëzimi ynë në këtë festë është edhe më i madhë sepse në këto ditë, në vendet e shenjta në Qa’ben e bekuar, në Arefat, Mine e Muzdelife, pas dy vitesh, me vetëdije të lartë e me iman të paluhatshëm rreth mbi njëmilion haxhilerë e kryejnë kushtin e pestë islam, Haxhin, duke iu përgjigjur thirrjës së Zotit, me fjalët:

Lebejk Allahume Lebbejke… “Të përgjigjem i Madhi Zot. Unë të përgjigjem”.

Në këto ditë feste të Kurban Bajramit besimtari në praktikë deshmon besimin e tij, duke ndarë nga pasuria tij për të prerë kurbanin e tij, si një përkushtim ndaj Krijuesit, si një simbolikë e gatishmërisë së Ibrahimit a.s. për të sakrifikuar birin e tij Ismailin, për çuar në vend premtimin e dhënë Allahut Fuqiplotë, veprim ky i cili pëerfundoi me ndihmën e Zotit duke dërguar një kafshë për ta flijuar, në vend të Ismailit. Kjo ia bëri me dije njerëzimit se ndihma e Zotit vjenë atëherë kur njeriu mobilizon të gjitha potencialet e tij fiziko – shpirtërore për të flijuar më të dashurën dhe më të shtrenjtën e jetës për Krijuesin.

Ti përkushtohesh Zotit me gjithçka që ke do të thotë të keshë vetëdije të lartë mbi ndryshimin e botës drejt ngritjes së njeriut, vlerës më të madhe që krijoi Zoti.

Njeriu është krijesa më e shtrenjtë, ndërsa angazhimi për te është vlera më e madhe e njeriut dhe jetës së tij. Andaj, kjo festë është rezultat i gëzimit për formimn e një ambienti të flijimit të më të shtrenjtës nga e cila buron dashuria ndaj Zotit, përkushtimi ndaj njerëzores, humanes, morales, paqes, e dinjtetit. Ndërkaq, varfëria, skamja, diskriminimi, mbytja, lufta janë veset më të shëmtuara që mund t’i ndodhin njerëzimit. Të gjitha këto vijnë nga ramja e vetëdijes për të flijuar më të shtrenjtën për Zotin e për të mirën e njeriut.

Të kryesh urdhërin e Zotit duke prerë kurbanin tënd, do të thotë përgatitje e lartë për t’u vënë në shërbim për tjetrin për një jetë pa keqpërdorime, vjedhje, korrupcion, amoralitet, destruktivitet dhe për të qenë personalitet dinjitoz për të bartë emanetin e shenjtë në familje dhe shoqëri me përgjegjësi dhe sakrificë të mundit, dijes, dhe nderit, m’u ashtu si gatishmëria e Ibrahimit a.s. për të flijuar më të dhimshmen dhe më të dashurën, birin e tij Ismailin, e Ismaili për të flijuar jetën e tij, vetëm për një qëllim, realizimi i idealit hyjnorë që lëviz rrjedhat e të së mirës gjatë jetës së njeriut.

Vëllezër e motra!

Në këtë ditë të madhe të Festës së Kurban Bajramit nga thellsia zemrës dhe shpirtit, në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve në vend dhe jashtë vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë, u shpreh urimet tona duke iu lutur Allahut Fuqiplotë t’i pranojë lutjet tona, kurbanët tonë, haxhin nga haxhilerët që janë duke e kryer si dhe të gjitha ibadetet tona të bëra gjatë këtyre ditëve të bekuara.

Le të jetë kjo festë e gëzimit tonë, respektit ndaj njëri tjetrit, afrimit me të tjerët, shtim i gëzimit dhe kënaqësisë te skamnorët, te ata që kanë vështirësitë e jetës, faljes, paqes e solidaritetit, dhe i afrimit të kënaqësia e Allahut Fuqiplotë.

GËZUAR FESTËN E MADHE TË KURBAN BAJRAMIT.

Kujtojmë se nesër namazi i sabahut do të falet në ora 04:32 kurse namazi i Kurban Bajramit në ora 05:57.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori