LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së takuan ministrin Gashi në Prizren, nesër prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar

Krerët e FFK-së takuan ministrin Gashi në Prizren, nesër prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar

Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, nënkryetarin Agim Dibrani, anëtarin e KE, Mirsad Çollakun dhe zv/sekretarin Arianit Ahmeti qëndruan sot (e enjte) për vizitë pune në Prizren, ku u takuan me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe stafin e tij.

Temë e bisedës ishin stadiumet të cilat janë ende në përfundim e sipër si dhe projektet e reja të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend.


Presidenti Ademi e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë futbollit, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, që ishte e mangët.

Po ashtu një falënderim të veçantë presidenti ia bëri për Stadiumin Kombëtar, projekt i cili do të prezantohet nesër si dhe për memorandumin e nënshkruar ndërmjet dy institucioneve.

Ndërkaq, ministri Gashi e uroj presidentin Ademi për punën e mirë dhe profesionale që po bën në krye të FFK-së si dhe për rezultatet e mira.

Po ashtu, ministri e njoftoi delegacionin e FFK-së se është shpallur fillimi i punimeve për 6 fushat me bari sintetik, projekt ky në partneritet mes MKRS-së, FFK-së dhe komunave, si dhe fillimi i punës për rinovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili do t’i plotësojë kriteret e kategorisë së 4-t të UEFA.

Me theks të veçantë ministri Gashi përgëzoj futbollistët e futbollistet e ekipeve kombëtare, presidentin Ademi dhe të gjithë futbolldashësit për fillimin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar, duke theksuar se një stadium të tillë e meriton ekipi i Dardanëve, i cili po i jep imazh suksesi vendit dhe krenari e emocion të veçantë tifozëve dhe gjithë kombit.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori