LAJMI I FUNDIT:

Kremlini konfirmon: Abramovich po merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi

Kremlini konfirmon: Abramovich po merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi

Kremlini ka konfirmuar se Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat ruso-ukrainase, mes raporteve të mediave se miliarderi rus ishte shfaqur si një bashkëbisedues në lehtësimin e bisedimeve të mundshme të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat e fazës fillestare dhe se kjo është e vërtetë”.


I shtyrë më tej, Peskov dha pak detaje, por shtoi se “Tani negociatat po vazhdojnë midis dy ekipeve negociuese – ruse dhe ukrainase”.

Peskov po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një artikull në The Wall Street Journal që raportonte se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ndaloi sanksionet ndaj pronarit të klubit anglez, Chelsea me nxitjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të rolit të oligarkut në negocimin e mundshëm të paqes.

CNN nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur një diskutim të tillë midis Uashingtonit dhe Kievit dhe Peskov nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë.

Jahte, aeroplanë privatë, prona luksoze dhe xhirollogari offshore – zbulohet pasuria mbi 17 miliardë dollarëshe e 35 oligarkëve të lidhur me Vladimir Putinin
Lexo po ashtu Jahte, aeroplanë privatë, prona luksoze dhe xhirollogari offshore – zbulohet pasuria mbi 17 miliardë dollarëshe e 35 oligarkëve të lidhur me Vladimir Putinin

Financial Times ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar personalisht rolin e mundshëm të Abramovichit në bisedime, duke përmendur dy persona të paidentifikuar me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.

Është e paqartë se çfarë roli në këtë fazë po luan Abramovich në negociatat e mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori