Telegrafi raportoi pak më parë se në lajmet qendrore të RTK-së, ministri Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike e konfirmoi lajmin për pranimin e Kosovës në KON, ndërsa tash këtë ai e ka bërë edhe në profilin e tij në Facebook.

Ja shkrimi i Memlit:


“Të dashur miq,

Me kënaqësinë më të madhe dhe me gëzim e emocione të papërshkrueshme, kam nderin të ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, sapo morëm lajmin që Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime sportistëve tanë. Urime mbarë Kosovës”. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app