LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Mustafa nuk po ndihet i gjallë nga Vuçiqi

Krasniqi: Mustafa nuk po ndihet i gjallë nga Vuçiqi

Jakup Krasniqi i NISMA-s ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, i cili ka këmbëngulur se nuk do të lëshojë pe ndaj opozitës dhe se zgjedhjet do të mbahen pas dy viteve.

Krasniqi i është përgjigjur kësaj deklarate të Mustafës, duke thënë se kryeministri mund të mos i frikësohet opozitës, por Vuçiqit.


Sipas Krasniqit, ai jo vetëm që ia ka frikën “por as për së gjalli nuk po ndihet”.

Frikë të njëjtë, sipas Krasniqit, Mustafa ka edhe nga dosjet e dorëzuara në Prokurori ndaj tij.

Ky është shënimi i plotë i Krasniqit:

PËR CDO DITË TUAJEN, MË SHUMË SERBI NË KOSOVË!

Mediat po shkruajnë se Isa Mustafa paska thënë: “Nuk lëshoj pe as nuk frikësohem. Zgjedhje sot dy vjet!”

Kur njeriu e thotë një fjalë që nuk ia ka kërkuar ndokush e as i ka thënë kush, është treguesi më i mirë i kompleksitetit që ai ka për frikën. Ndoshta nuk i frikësohet opozitës, por Vuçiqit dhe dikujt tjetër, ai jo vetëm që ua ka frikën, por as për së gjalli nuk po ndihet! Nuk dihet sa ua ka frikën Dosjeve në Prokurori?!

Problemi nuk është kush se kur do mbahen zgjedhjet dhe sa do të zgjatë mandati i këtyre qeveritarëve!

Çështja është shumë më esenciale. Për çdo ditë të këtij kryeministri idhnak, Kosova do të ketë më pak integritet e sovranitet dhe Serbia do të ketë më shumë më shumë pushtet e sovranitet në Kosovë. Apo ndoshta për këto lëshime të një pas njëshme faji është i Dosjeve te frikshme?!

Kush nuk e vëren dhe nuk e sheh ketë, është më shumë së i verbër!

Shikim e mendim të kthjelltë mos të pres kush nga këta qeveritarë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori