LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i lumtur që është pjesë e Kosovës: Shpresoj që të rritet numri i futbollistëve nga Superliga

Krasniqi i lumtur që është pjesë e Kosovës: Shpresoj që të rritet numri i futbollistëve nga Superliga

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me seancat stërvitore edhe në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator.

Për këtë grumbullim trajneri i Dardanëve, Alain Giresse ka grumbulluar disa futbollistë të rinj, kryesisht edhe nga Superliga e Kosovës.

Njëri nga futbollistët e rinj të grumbulluar është edhe mesfushori i Llapit, Ilir Krasniqi.

E futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, i cili për herë të parë ndodhet i grumbulluar me ekipin kombëtar, është shprehur i lumtur që përzgjedhësi Alain Giresse e ka vlerësuar formën e tij në këtë edicion.

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës”.

Kosova mbanë stërvitjen e radhës në Hajvali, pasdite do të ketë sërish
Lexo po ashtu Kosova mbanë stërvitjen e radhës në Hajvali, pasdite do të ketë sërish

“Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim”.

“Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”, ka theksuar Krasniqi.

Talenti nga Fushë Kosova ka shkëlqyer dy vitet e fundit me Llapin dhe grumbullimi në Përfaqësuesen A mund t’i ndihmoj që në të ardhmen ta bëj një hap para në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori