LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kurti e krijon krizën pastaj tërhiqet, e degradon Kosovën për nja pesë hapa mbrapa

Krasniqi: Kurti e krijon krizën pastaj tërhiqet, e degradon Kosovën për nja pesë hapa mbrapa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh deputeti, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për veprimet e fundit të ndërmarra në veri të vendit.

Krasniqi gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët në pjesën veriore të vendit.


Sipas tij, veprimet e Kurtit e kanë sjellë Kosovën në një krizë duke e kthyer vendin mbrapa.

“Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me asociacionin”, u shpreh Krasniqi.

Ai tha se kjo nuk është kriza e parë e krijuar nga kryeministri i vendit, Kurti.

“Ne po jetojmë nga kriza në krizë. Në raport me partnerët kryesorë të Kosovës, ne kemi vetëm telashe. Vetëm kriza. Që nga viti i kaluar. Nuk funksionon aleanca kështu. Nuk funksionon një shtet i pavarur që dëshiron me pas një perspektivë euro-atlantike. Sepse, rrezikohet kjo perspektivë. Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësim për çdo qytetar. Nuk jemi më sovran kur na përjashton NATO nga ushtrimet ushtarake të saj. Nuk mund të reduktohet sovraniteti prej një njeriu i cili institucion me hy në tri zyre të caktuara”, theksoi Krasniqi.

Kuvendi diskuton për veriun, Kurti paraqet qëndrimin para deputetëve
Lexo po ashtu Kuvendi diskuton për veriun, Kurti paraqet qëndrimin para deputetëve

Ai po ashtu iu drejtua Kurtit duke i thënë se Mitrovicën nuk e njeh dhe se atje ka shkuar gjithmonë me Njësi speciale.

“Hajde po shkojmë bashkë. Pse po insiston tek tre njerëz që janë pjesë e popullit më të vuajtur. Mos ju bë presion këtyre tre njerëzve. Hajde shkojmë bashkë e hyjmë në zyrë e rrimë aty”, tha ai.

Krasniqi po ashtu e quajti Kurtin “gazetar mediokër” të një televizioni shtetërorë.

“Po kom dëshirë me e pa kryeministrin, nuk po muj me besu çka po dëgjoj prej tij veç ta shoh, ta di që është përnime. Sepse në kohën kur Kosova gjendet në situatën më të rrezikshme që e ka pasë prej që e ke marrë përgjegjësinë me e udhëheq vendin, ti në vend se me u sjell si kryeministër sillesh si një gazetarë mediokër i një televizioni shtetëror, del këtu na lexon raporte e na tregon historina. Edhe nuk dite një fjalë me e tregu pse, qysh, çka don me arritë me këto veprime të cilat absolutisht, jo që nuk i ke të bashkërenduara e që nuk i ke të koordinuara me kërkon hiç, po i ke bo krye ne veti dhe në kundërshtim me ato që i ke deklaru më herët, bashkë me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Ty ndoshta kryeministër të duket mirë me dal dhe me thanë mos i besoni mediave sepse vetëm sa dole publikisht dhe the mos i besoni kërrkujt vetëm komunikatave për shtyp të Xhelal Sveçlës, e pastaj nise me na lexu komunikatat e Xhelal Sveçlës. Por ky popull meriton ndryshe, ky popull meriton prej teje pak më shumë përkushtim, ky popull meriton me e trajtu me pak më shumë respekt dhe seriozitet. Secili qytetarë i Kosovës, shqiptarët sidomos janë të shqetësuar me situatën në veriun e vendit”, tha ai.

Ai tha se zgjedhjet janë mbajt në veri për shkak të gabimeve të Kurtit.

“Për shkak të asaj që ja u ke premtu krejt partnerëve ndërkombëtarë , që ke me shty zbatimin e vendimit për targat në veri dhe në fund se ka mbajt atë premtim, ka fillu një proces i daljes prej institucioneve në fund je tërheq qysh tërhiqesh gjithë, je tërheq prej vendimit të targave , pse s’po e përmen? Ku janë targat? Çfarë targa ka në veri sot? Janë targat që kanë qenë gjithmonë, të Serbisë. Veç targa RKS nuk ka, se ti je tërheq. Dhe në fund çka të ka ndodh? Është dashtë me hy në proces zgjedhor, s’të kemi lan vetë”.

“Ta kemi shty për 24 orë deri sa ke vendos me marrë pjesë në zgjedhje, në fund çka na ke bo, ti edhe Vjosa Osmani, na keni mbledhë me na thënë hajde i shtyjmë zgjedhjet, edhe i keni shty ju zgjedhjet deri më 23 prill, asnjë arysetim, as nuk ka pasë bazë kushtetuese, as ligjore. I keni shty zgjedhjet për 23 prill, pse bash atëherë? Sepse e keni pasë qëllimin me u marrë vesh me Vuçiqin, për marrëveshjen që tashmë e ke pranu edhe atë ditë kur është marrë marrëveshja keni insistu me e shty prapë afatin me i dhanë listës srpska prapë kohë me u regjistru. 4-5 ditë i’a keni shty afatin Listës srpska me Komision Qendror Zgjedhor, dhe në fund nuk ju kanë marrë pjesë, të ka mbetë në dorë situata.

Okej. Morët pjesë në zgjedhje, krejt qeta këtu që i ki ngat vetes, i ke çuar natë e ditë , me gjysmën e këtyre mbrapa, duke bo fushatë sikur me kanë në Vushtrri a në Fushë Kosovë, mirë fort. I ke fitu 2 komuna qysh i ke fitu ti si parti, i kemi fitu edhe ne si parti 2, veq na pa shku asnjëherë. Sepse, qëllimi nuk ka qenë me tensionu situatën siç ka qenë qëllimi yt. Dhe sot ku je? Sot një javë në këtë kohë, përafërisht bash në këtë kohë ti krye në vete personalisht pa folë me njeri të lem e ke nisë një veprim avanturesk, pse avanturesk? Edhe kryetarëve të komunave nuk ju ke tregu që ki me i çu në zyre, i keni mashtru duke ju thënë keni takim me Elbert Krasniqin. Ky ju ka thënë një natë më herët, në 11 kemi me u taku te Erden Atiqi, i keni hipë në kerre, i keni çu mirë boll keni bo.

Po është marre me u tut, se nuk ke pasë nevojë me u tut. Është dashtë me u kordinu, të kishim japur ndoshta mbështetje, por ju jeni mësu krejt jetën e juaj me punu msheft me punu klandestin edhe me punu krye në veti”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori