LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Degradim total, nga marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër

Krasniqi: Degradim total, nga marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar marrëveshjen që është arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër, procesi i degradua në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër.

Krasniqi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është dita e katërt që është pranuar marrëveshja dhe tërë këto ditë po flitet për pasojat e marrëveshjes në mungesë të qartësimit.

“Një politikan i përgjegjshëm pa e ftuar hiq do t’i ishte drejtuar qytetarëve për marrëveshjen…por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot… Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka se me ardh në Kuvend e me ju drejtu qytetarëve….”, tha ai, raporton Telegrafi.

LDK kërkon raportim të Kurtit për marrëveshjen në Bruksel, Abdixhiku: Kryeministri po i bënë dëmin më të madh Kosovës
Lexo po ashtu LDK kërkon raportim të Kurtit për marrëveshjen në Bruksel, Abdixhiku: Kryeministri po i bënë dëmin më të madh Kosovës

I pari i PDK, deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se po flasin për një marrëveshje që sipas tij preambula specifikon neutralitetin ndaj statusit, ku neni 10 thekson se pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin, neni 7 jep mundësi krijimin e një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e që sipas tij të mos flitet për nenin 11, për aneksin që hap shumë pikëpyetje.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

“Ajo që ka ndodh nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër ky proces ka degraduar në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori