LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Bandat kriminale nuk e lejuan kryetarin e Leposaviqit t’i takojë drejtorët e sapoemëruar

Krasniqi: Bandat kriminale nuk e lejuan kryetarin e Leposaviqit t’i takojë drejtorët e sapoemëruar
Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka njoftuar të premten se bandat kriminale ia kanë pamundësuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që t’i takojë drejtorët e sapoemëruar.

Në anën tjetër sipas tij, menaxhimi i këtyre bandave ishte me shumë lëshime dhe aspak profesional nga ana e KFOR-it.


Krasniqi takohet me Hetemin, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Leposaviqit
Lexo po ashtu Krasniqi takohet me Hetemin, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Leposaviqit

“Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e lega me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se personat që në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq  ish-polici Filipoviq.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të merret me urgjencë me “këta përgjegjës dhe banda kriminale prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike”.

Ministri Krasniqi gjatë ditës ka vizituar Komunën e Leposaviqit, ku është pritur në takim nga kryetari Hetemi.

Teksa njoftoi për takimin, Krasniqi përmes një statusi në Facebook tregoi se Hetemi ka emëruar katër drejtor në komunën që ai drejton.

“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.

Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri”, shkruar ministri. /Telegrafi/