Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pezulluar dy subjekte politike, Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, për shkak të mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor.
Deri te pezullimi ka ardhur me rekomandim të Zyrës për regjistrimin, certifikimin dhe kontrollin financiar të partive politike (ZRCKFPP), pasi që afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Lëvizjen për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për PSD-në më 15 dhjetor 2023.
Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala lidhur me pezullimin e PSD-së, tha se më 18 dhjetor kanë përgatitur rekomandimin dhe e kanë dërguar te KQZ për shqyrtim. Ai shtoi se PSD më 12 dhjetor ka bërë kërkesë që të mbajë kuvendin më 28 janar, për çka tha se e kanë trajtuar këtë kërkesë.
“Rekomandimi i dytë i radhës është rekomandimi për pezullimin e partisë politike Partia Socialdemokrate, me akronimin PSD. Po ashtu kjo parti politike e regjistruar ka qenë e obliguar ta mbajë kuvendin e radhës më datën 15 dhjetor 2023, e cila nuk e ka mbajtur me këtë datë. Zyra më datën 18 dhjetor 2023 e ka përgatitur rekomandimin dhe e ka dërguar te KQZ për shqyrtim të saj…Po ashtu rekomandojmë që të pezullohet PSD dhe njëherësh ta obligojë partinë politike që brenda afatit prej 45 ditësh ta mbajë kuvendin zgjedhor…Data e mbajtjes më 15 dhjetor, më datën 12 dhjetor 2023, tri ditë para se të mbajë kuvendin kjo parti politike e ka bërë një kërkesë – vetëm ka kërkuar që duan ta mbajnë kuvendin më datën 28 janar. Po ashtu, e kemi trajtuar kërkesën e saj”, tha Buzhala.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar partitë për mos disiplinë sa i përket zbatimit të afateve ligjore për mbajtjen e kuvendeve të tyre zgjedhore.
“Po vërehet një mos disiplinë e partive politike. Pse tri ditë pasi i ka kaluar afati i mbajtjes së kuvendit i bie ndërmend ta dërgojë një kërkesë për shtyrje, por nuk i bie ndërmend 10 ditë para mbajtjes së kuvendit?… KQZ ka të drejtë të tolerojë brenda afateve që janë ligjore, por afatin ligjor, KQZ-ja nuk ka të drejtë të merr vendim kundërligjshëm… Në të dy rastet bën shkelje, prandaj kam një çështje. Ne para dy- tri javësh nuk kemi marrë vendim në situatë të ngjashme, që ka qenë shkelje ligjore…Unë e kam problem, ne jemi të obliguar të marrim vendim në kuadër të ligjit për pezullimin e tyre për 45 ditë, mirëpo për situatë të ngjashme bëjmë një veprim diskriminues në raport me një parti tjetër politike…Unë tash e kam problemin, në marrim vendim për t’i pezulluar këto të dyja, po çka do të bëjmë me mos marrjen e vendimit e para dy-tri mbledhje përpara? A do të marrim një vendim, si do t’ia bëjmë?”, tha Kurteshi.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit dhe pastaj së paku çdo 48 muaj. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit