LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Janë mbi 26 mijë vota me kusht në nivel vendi të cilat pritet të numërohen

KQZ: Janë mbi 26 mijë vota me kusht në nivel vendi të cilat pritet të numërohen

Pas rinumrimit të 530 vendvotimeve në Qendrën për Numërim dhe Rezultate të cilat kanë pasur kryesisht probleme teknike, do të numëroen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Telegrafin, se në nivel vendi janë mbi 26 mijë vota me kusht.


“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150”, ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se vetëm fletëvotimet e aprovuara do të numërohen.

“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka deklaruar ai duke shtuar se numërimi i tyre do të fillojë pas përfundimit të rinumërimit të 530 vendvotimeve.

Ndryshe në QNR më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime, të cilat po ashtu kanë pasur probleme të kësaj natyre. Në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. Në bazë të rezultateve preliminare lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja. Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Kalo në kategori