LAJMI I FUNDIT:

Koztias: Është herët të themi se jemi afër zgjidhjes së çështjes së emrit

Koztias: Është herët të themi se jemi afër zgjidhjes së çështjes së emrit

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias dje në fjalimin e tij në Kozhani, në një ngjarje që e organizoi lëvizja e tij partiake “Prato”, në mënyrë indirekte porositi se qeveria greke nuk zbrapset nga qëndrimet e tyre dhe nuk do të bien nën presionet për pranimin e Maqedonisë në NATO nën referencë IRJM, siç është folur kohëve të fundit nga mediat e të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kotzias tha se është herët të flitet se shtetet janë afër deri tek zgjidhja e emrit me qeverinë e re të Maqedonisë dhe paralajmëroi se të mërkurën do të takohet me Nikolla Dimitrovin në Athinë, me të cilin tha se nuk do të bisedojnë për çështjen e emrit, por për metodat se si t’i vazhdojnë bisedimet.


Sipas Koztias, deklaratat e qeverisë së re të Maqedonisë ndaj Greqisë kanë ton miqësor, por nga bisedimet do të vlerësohet nëse kjo është thelbësore ose vetëm një tentim që gjërat të bëhen më të lehta./Telegrafi/