LAJMI I FUNDIT:

Kozniku: Kroacia duhet të ketë kujdes kundër Kosovës

Kozniku: Kroacia duhet të ketë kujdes kundër Kosovës

Kroacia dhe Kosova do të luajnë sonte me fillim në ora 20:45 në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Rusia 2018”.

Ish-reprezentuesi kroat, Ardian Kozniku ka folur rreth sfidës mes kroatëve dhe përfaqësueses sonë.

Gjakovari që fitoi medaljen e bronztë me kombëtaren kroate ka pohuar se Kroacia është favorite, por duhet pasur kujdes në takimin me Kosovën.

“Kur e shikon çfarë lojtarë ka Kroacia në ekip, kuptohet që është favorit dhe i madh për këtë ndeshje. Mirëpo, gjatë lojës gjithçka mund të ndodh. Kosova ka mjaft lojtarë të ri, të mirë, që do të jenë të motivuar në përballje me yjet e futbollit botëror”, ka thënë për Sportske Novosti, Kozniku.

“Po të më pyetni mua, Kroacia ka qenë favorite e madhe edhe para ndeshjes me Turqinë. Por ndeshja përfundoi 1-1. Po të luajnë Kroacia-Gjermania do t’ju thoja që do të ishte një betejë e ashpër në fushë dhe nuk do të mund ta parashikoja rezultatin. Kosova nuk ka lojtar yll, por ka futbollistë të mirë për që gjë Kroacia duhet të ketë shumë kujdes”, ka shtuar Kozniku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori