LAJMI I FUNDIT:

Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, moderatorët e Javës së Filmit Shqiptar në New York

Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, moderatorët e Javës së Filmit Shqiptar në New York

Festivali i filmit shqiptar në SHBA po vazhdon me përgatitjet e tij finale për tu prezantuar para publikut shqiptaro-amerikan me prezantimin e programit të sivjetmë.

Para pak dite festivali prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.


Pas jurisë profesionale, festivali paraqet emrat e moderatorëve të cilët do të prezantojnë festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” që do te zhvillohet prej 16 deri 20 shtator në Manhattan.

Moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane Kozeta Torishta dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli do të jenë prezantuesit e 5 netëve të festivalit që do të shpalos programin prej 26 filmave nga kinematografia shqiptare, si dhe tre filma nga kompeticioni ndërkombëtar.

“’Java e Filmit Shqiptar’ mbetet një ndër projektet dhe eventet që unë vlerësoj më shumë për sa i përket llojit të saj. Jam shumë e lumtur që për të dytin vit radhazi do jem sërish pjesë e Filmit, dhe në fakt do dëshiroja të isha aq herë sa vet ky event të ketë jetë. Mezi po e pres në fakt, pasi është një vlerë dhe prezantim dinjitoz që i bëhet dhe kombit tonë, sidomos sivjet ku do i kushtohet dhe bijës sonë shqiptare Nënë Terezës. Po shoh një interes të madh jo vetëm nga komuniteti shqiptar por dhe nga vetë të huajt. Kjo është dhe meritë e njeriut me energji të pashtershme siç e njohim të gjithë znj. Mrika Krasniqi që unë kam një bashkëpunim tepër të mirë me të, dhe e vlerësoj punën por dhe korrektësinë që mban me stafin. Është i vetmi Festival Filmi Shqiptar ku pa nisur ende, flitet për risitë e tij”, thotë Kozeta Turishta.

Albanian Film Week – Java e Filmit Shqiptar, është koha që unë pres me shumë qejf. Është një javë ku përmbledhim, shohim dhe vlerësojmë artin filmik në qytetin kryesor të botës, në New York. Artistët shqiptarë e kanë mundësinë të ndajnë projektet e tyre filmike para publikut të diasporës shqiptare dhe mysafirëve të huaj. Unë me kolegen time Kozeta Turishta do të kënaqemi duke prezantuar me krenari përpara publikut këto projekte filmike të përzgjedhura mirë nga selektuesit e AFW. Organizimi i një festivali të filmit merr kohë dhe mund, kurse organizimi i tillë në New York të merr me vete dhe nuk të lë kohë as për kafe, e kafeja për ne shqiptarët është primare.

Mrika Krasniqi CEO dhe ekipi AFW me dedikim të plotë e kane bërë të mundshme ofrimin e kësaj foleje filmike për film bërësit dhe të dashamirët e filmit shqiptar. Besoj se sivjet numri i publikut do të jetë më i madh se kurdoherë në ngjarjen më të madhe vjetore të artit filmik shqiptar në New York. Unë po vij nga Prishtina për tu bashkangjitur me familjen time të ekipit të AFW, për ta përjetuar këtë kënaqësi bashkë me ju. Ejani dhe ushqeni shpirtin tuaj me prodhimet më të mira filmike shqiptare të vitit të fundit. Merrni biletat sot!”, ka thënë Lulzim Bucolli.

Festivali sivjet organizohet në bashkëpunim me Konzulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori