Kovaçevski për marrëveshjen me SASHK-un: Rritje historike e pagave në arsim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, mbrëmë në Facebook ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), për rritjen e pagave në arsim për 15% nga muaji shtator.
Kovaçevski shkruan se kjo rritje e pagave është më e madhe deri tani, dhe së bashku me rritjen prej 21% është mbështetja më e madhe për të punësuarit në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm deri para 5 viteve, rritja maksimale e pagave ishte 5%, pa kriza globale. Tani, në kushte të krizës së madhe ekonomike dhe energjetike, përkrah rritjes së madhe të numrit të të punësuarve në arsim, nëpërmjet marrëveshjes kolektive do t’u mundësohet harmonizimi me pagat minimale dhe përfitime tjera”.
“Njëkohësisht do të definohet metodologjia për rritje të vazhdueshme të pagave, e cila do ta mbrojë standardin e mësimdhënësve dhe do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave pa nevojën e ndërhyrjes shtesë qeveritare, institucionale apo politike”, thotë Kovaçevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën