LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Peach: Maqedonia e Veriut kontribuon në stabilitetin rajonal dhe evropian

Kovaçevski-Peach: Maqedonia e Veriut kontribuon në stabilitetin rajonal dhe evropian

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka takuar përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Matthew Lawson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutua për çështje aktuale në kontekstin rajonal dhe global, në drejtim të stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë.

Në këtë drejtim, u përshëndetën vendimet e Qeverisë që mundësuan fillimin e negociatave dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane si qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë si të rajonit ashtu edhe të Bashkimit Evropian.

Në takim u theksua nevoja e fokusimit të të gjitha subjekteve politike në vend në politikat e zgjidhjeve, në vend të politikave të bllokadës dhe të prodhimit të keqkuptimeve, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin aktual politik të sigurisë globale.

Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me politikat e vendeve të Evropës, në raport me situatën në Ukrainë dhe kontributin e vendit tonë, përmes politikave të miqësisë dhe dialogut, në stabiliteti rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori