LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski paralajmëron shkarkimin e drejtorit për zbatimin e sanksioneve: Nuk jam i kënaqur me punën e tij

Kovaçevski paralajmëron shkarkimin e drejtorit për zbatimin e sanksioneve: Nuk jam i kënaqur me punën e tij

“Së shpejti do të kemi drejtor të ri të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve”, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili, siç theksoi, nuk është i kënaqur nga puna e njeriut të parë të këtij institucioni, Marjan Spasovski. Spasovski edhe pse ka pasur njohuri se shefi Sërgjan Dimitrijevski ka qenë i korruptuar, megjithatë edhe më tej e ka lënë në atë post, ndërsa arratisja e të burgosurit nga burgu i Idrizovës ka ndodhur pikërisht në ndërrimin e tij. Tani për tani Kovaçevski nuk paralajmëron largim nga funksioni për njeriun e parë të burgut të Idrizovës për shkak se ai është emërtuar në këtë funksion para një periudhe të caktuar.

“Sinqerisht nuk jam i kënaqur nga puna e Drejtorit për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë dhe tashmë kam filluar procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri. Në lidhje me drejtorin e burgut të Idrizovës, atje ka drejtor të ri para disa muajsh dhe drejtori atje u ndryshua në bazë të konsultimeve që kishim me institucionet ndërkombëtare në pjesën e menaxhimit me sistemin e burgut”, tha Kovaçevski.


Pas skandalit me arratisjen e Bekim Memetit nga burgu i Idrizovës, i cili është i dënuar me shumë vite burg për vrasje, kundër shefit dhe të punësuarve në këtë burg është ngritur padi penale për shkak se ekzistojnë dyshime se ata kanë mundësuar arratisjen.

“Njësia për korrupsion në Sektorin për hetime kriminalistike pranë departamentit kundër krimit serioz dhe të organizuar pranë MPB, deri te Prokuroria publike themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tashmë ka parashtruar padi penale kundër katër policëve të burgut, shefit dhe mbikëqyrësve, të punësuar në burgun e Idrizovës”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori