LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski nuk komenton deklaratat e Ahmetit për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Kovaçevski nuk komenton deklaratat e Ahmetit për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot nuk ka komentuar deklaratat e Ali Ahmetit në lidhje me ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjidhet në Kuvend është e BDI-së, partia nuk më lejon të dorëhiqem
Lexo po ashtu Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjidhet në Kuvend është e BDI-së, partia nuk më lejon të dorëhiqem

Ai në pyetjen e gazetarëve se si i komentoni deklaratat e Ali Ahmetit për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, Kovaçevski u përgjigj se tani praktikisht jemi në fushatë zgjedhore dhe do mund të dëgjojmë shumë premtime të tilla.


“Tani praktikisht jemi në fushatë zgjedhore dhe do mund të dëgjojmë shumë premtime. Dikush do të premtojë disa gjëra të cilat nuk varen vetëm prej tij. Për shembull ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave, kështu që nuk do të komentoja”, tha Kovaçevski cili ishte në vizitë në kompaninë “Kiel Makedonija DOOEL” në Zhelinë.

I pyetur se për apanazhin të cilën do ta merr pas dorëheqjes si kryeministër, ai tha se gjithçka është sipas ligjit.

“Kam qenë kryetar i Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, kam kryer detyrat në përputhje me ligjin e RMV-së, në përputhje me ligjin e Qeverisë dhe në përputhje me ligjin zgjedhor kam dorëzuar dorëheqjen. Të gjitha vendimet që janë marrë më pas në lidhje me pagat e zyrtarëve që kanë kryer këto funksione janë marrë në përputhje me ligjin”, tha Kovaçevski.

Në lidhje me koalicionet, Kovaçevski tha se LSDM do të propozojë koalicion që ndajnë vlerat e njëjta siç janë integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

Kovaçevski poashtu tha se Pendarovski është kandidat kryesorë për të kandiduar për president, mirëpo procedura në LSDM ende nuk ka përfunduar./Telegrafi/