LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë dhe duele politike

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë dhe duele politike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk është koha për pikë politike dhe tenderë dhe ftesa për duele dhe takime, duke komentuar thirrjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për duel televiziv për krizën energjetike dhe ekonomike.

Lidhur me ofertat që OBRM-PDUKM po i përmend këto ditë në media, kryeministri beson se ato tashmë i kanë dorëzuar në EMV ashtu siç ka kërkuar dhe theksuar drejtori Vasko Kovaçevski.


Kryeministri tha se ky dimër dhe krizë e vështirë do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve që do të ofrojnë energji dhe ushqim për qytetarët.

Ai shton se në Këshillin e kaluar Ekonomik në përbërje të zgjeruar, ftesë i është dërguar edhe OBRM-PDUKM-së, por në seancë nuk është paraqitur asnjë përfaqësues i partisë opozitare.

“Ftesa për ta mbetet e hapur për Këshillin e ardhshëm Ekonomik, i cili do të mbahet këtë të mërkurë në orën 12:00. Qeveria është e hapur dhe natyrisht se janë të mirëpritur të prezantojnë zgjidhjet që i kanë”, thekson kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për AIM-në.

Mickoski sot i ka dërguar ftesë zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një takim në selinë e partisë, për t’ia shpjeguar planin dhe konceptin për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ndihmën për bizneset./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori