Kovaçevski: Na pret periudhë e vështirë, opozita bën gabim me bllokimin e Kuvendit
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski konsideron se OBRM-PDUKM po vepron gabim me bllokadat e Kuvendit dhe me paralajmërimet për bllokada në rrugë.
Sipas tij, e gjithë bota po jeton në kohë krize, ndërsa Qeveria në Maqedoni po punon që goditjet e çmimeve të jenë sa më të vogla. Ai paralajmëroi se po vjen një periudhë e vështirë dhe kërkoi nga deputetët e OBRM-PDUKM-së që të ndalojnë bllokadat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Na pret një dimër i vështirë. Qeveria po punon për të reduktuar goditjet e çmimeve dhe për të siguruar reagentë për furnizimin pa pengesa të familjeve dhe industrisë. Po bëjmë ribalanc të buxhetit, Ministria e Financave po i zvogëlon shpenzimet që nuk duhet të bëhen, për të pasur mjete për të mbështetur kompanitë dhe kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, në Kuvend ka mekanizma përmes të cilëve të gjithë mund të diskutojnë dhe të shprehin mendimin e tyre për zgjidhjet ligjore, pa bllokuar punën e tij.
“Qasja e OBRM-PDUKM-së është për arsye politike personale, për të siguruar pozitat e tyre brenda partisë. I bëj thirrje deputetëve në Kuvend që të jenë në nivelin e përgjegjësisë që kanë, jo para partisë, por para qytetarëve. Kuvendi duhet të miratojë ligje që të përmirësojnë standardin e qytetarëve. Kuvendi është një vend ku ka komisione për të gjitha fushat, ku të gjitha zgjidhjet mund të diskutohen në mënyrën më demokratike”, shtoi Kovaçevski.
Ndryshe, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot paralajmëroi se mund të ketë edhe protesta, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel