Kovaçevski: Me korridoret 8 dhe 10-d po pozicionohemi në hartën e infrastrukturës së Evropës, po hapen vende të reja pune
Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d është projekti më i madh strategjik infrastrukturor që është realizuar ndonjëherë në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.
“Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-d është një projekt strategjik me interes nacional për shtetin. Ne lidhim qytetet, vendin tonë me vendet përreth me infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Për herë të parë si shtet ne jemi të lidhur me perëndimin dhe lindjen, dhe jo si deri më tani vetëm veriun dhe jugun – ku vetëm disa kompani kishin monopolin e transportit.
Ai tha se nga një rrethrrotullim në Ballkan, me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, Maqedonia e Veriut më në fund bëhet një udhëkryq i vërtetë i Ballkanit, një mundësi për të qenë një aks rrugor i rëndësishëm ekonomik në hartën e Evropës.
Ajo që ishte një angazhim strategjik shumëvjeçar i shumë qeverive, kjo Qeveri ka filluar ta zbatojë sot. Këto investime në infrastrukturë janë investim i përhershëm në krijimin e trashëgimisë për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ndërtimi i këtij projekti, siç sqaroi Kryeministri Kovaçevski, nënkupton 8 mijë vende të reja pune, investime të reja prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së prej 2% në vit në 5 vitet e ardhshme.
“Ndërlidhjen që e mundësojnë këto dy korridore nënkupton zhvillim të balancuar rajonal, përmirësim të portofolit ekonomik të shtetit, mundësi për një klimë më të mirë biznesi dhe mundësi për zhvillim më të mirë ekonomik rajonal”, shtoi Kryeministri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251